Berisha zbardh emrat e ministrave të rinj, pas largimit të LSI

PD*28399381

Pas largimit të të Lëvizjes Socialiste për Integrim, nga qeveria shqiptare, kryeministri Sali Berisha ka emëruar pasditen e sotme ministrat e rinj të qeverisë.

Dalin në pah emrat e ministrave të rinj të emëruar nga kryeministri Berisha.

Kryeministri ka emëruar Halim Kosovën Ministër të Shëndetësisë, post ky që mbahej nga Vangjel Tavo.

Gjithashtu kryeministri ka emëruar Florion Mimën ministër të METE-s në vend të Edmond Haxhinastos, kurse Aldo Bumçi nga Ministër i Kulturës emërohet Ministër i Jashtëm në vend të Edmond Panaritit.

Vendi i Ministrit të Kulturës, Aldo Bumçit, i është ofruar Visar Zhitit, por nuk e ka pranuar akoma pasi ka kërkuar të mendohet.