Horoskopi i datës 8 Shkurt 2014

horoskopi vetemshqip

DASHI - Dilni me ne fund nga situata e vështirë ne te cilën ishit futur ne çift dhe do i mendoni gjerat me seriozisht. Mundohuni ta rivendosni dialogun dhe te mos e humbni për asnjë moment atë. Beqaret do hedhin hapat e para drejt një lidhjeje te qëndrueshme. Ne planin financiar situata do jete mjaft delikate. Ulni me sa te mundni shpenzimet dhe ne rastin me te keq kërkoni ndihme.

DEMI - Gjate ditës nuk do keni shume kohe te kaloni me partnerin tuaj kështu qe shfrytëzojini orët e mbrëmjes për te folur me te dhe për te qëndruar sa me afër. Beqaret do gjejnë një person te veçante vetëm ne orët e pasdites. Deri atëherë do vazhdojnë një jete te qete. Fale ndikimit pozitiv te Jupiterit financat do jene ne gjendje shume te mire. Përfitoni për te bere ndonjë investim.

BINJAKËT - Do vazhdoni ta ruani edhe sot klimën e ngrohte ne çift dhe nuk do keni asgjë për çfarë te shqetësoheni. ne Çdo moment do përjetoni emocione te veçanta. Beqaret nuk duhet absolutisht te tregohen impulsive sepse mund te gabojnë rende. Ne planin do ketë aq shume përmirësime saqë nuk do arrini dot t’i besoni. Kjo fale gjithë maturisë qe keni treguar.

GAFORRJA - Do ketë me shume përmirësime sot ne jetën tuaj ne çift sesa kohet e fundit. Do filloni t’i shihni gjerat me një sy tjetër dhe jo t’ia hidhni fajin për çdo gjë partnerit. Beqaret duhet t’i mendojnë gjerat mire para se te hedhin çdo lloj hapi. Po gabuat sot do vuani edhe me vone. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire megjithatë po shpenzuat nga pak mund t’ia dilni.

LUANI - Tregohuni me te dashur me partnerin tuaj sot dhe mundohuni ne çdo moment t’ia shprehni ato qe ndjeni. Luftoni fort qe harmonia te rikthehet serish. Beqaret do kenë njohje te reja, por asnjeri nga personat nuk do ua mbushe mendjen aq sa për te filluar një histori dashurie. Ne planin financiar do korrni ato qe keni mbjelle. Ju e dini me mire se kushdo se si keni vepruar me te ardhurat.

VIRGJËRESHA - Atmosfera ne çift nuk do jete aspak e përshtatshme gjate kësaj dite. Here pas here mund te keni edhe debate te forta për tema delikate. Beqaret do i dyfishojnë takimet, por do jene te pavendosur për zgjedhjen qe duhet te bëjnë. Nuk duhet te nxitohen. Ne planin financiar nuk këshillohet te behet asnjë lloj shpenzimi pa qene te qarte nëse situata është e qëndrueshme sa duhet.

PERSHORJA - Gjerat do rregullohen sot ndërmjet jush dhe partnerit dhe do ndiheni disi me te qete. Si ju ashtu edhe ai qe keni ne krah do toleroni me shume. Beqaret nuk duhet te bëjnë asnjë marrëzi vetëm për te pasur ne krah dike qe pëlqejnë. Financat mund t’i përmirësoni ndjeshëm nëse merrni masat e duhura. Do jeni me te kthjellet se kohet e fundit.

AKREPI - Do iu mungoje tërësisht realizmi ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe kjo mund t’iu çoje drejt gabimeve fatale. Kujdes! Beqaret do jene te paqarte pe rate qe duan te bëjnë kështu qe me mire te mos hedhin asnjë hap te nxituar. Ne planin financiar do jeni te motivuar dhe do bëni gjithçka qe t’i përmirësoni te ardhurat. Do keni edhe mbështetjen e disa te afërmve.

SHIGJETARI - Dite e ekuilibruar dhe përgjithësisht e qete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kujdeseni për personin qe keni ne krah dhe ne ndonjë moment mund te bëni edhe sakrifica për te. Beqaret do kenë mundësi reale për te gjetur princin e tyre te kaltër. Ne planin financiar mund te bëni disa gabime te cilat do iu kushtojnë shtrenjtë. Kujdes!

BRICJAPI - Kohet e fundit keni qene te mërzitur, te stresuar dhe keni pasur debate ne çift. Duke filluar qe sot situata do përmirësohet dhe do i mendoni gjerat me seriozisht. Beqaret do kenë takime mbresëlënëse me disa persona mjaft tërheqës edhe ne pamje. Për shkak te një trashëgimie apo te një ndihme financiare qe do iu japin te ardhurat financat do jene ne gjendje shume te qëndrueshme.

UJORI - Yjet nuk do iu mbështesin shume ne jetën tuaj ne çift sot dhe situata për disa do jete goxha e turbullt. Mundohuni te mos nxitoheni për asgjë dhe te hapni rruge here pas here. Beqaret do i joshin te gjithë personat qe do kenë rreth e rrotull dhe shume shpejt do krijojnë edhe një lidhje. Sot do hidhen hapat e para. Ne planin financiar do iu buzëqeshë fati.

PESHQIT - Te dashuruarit do kenë një dite te zakonshme, pa debate dhe pa emocione me te mëdha nga ato qe kane qene. Nëse zemra juaj është ende e lire shfrytëzojini sot te gjitha mundësitë qe do iu jepen për takime. Asnjëherë nuk i dihet se çfarë mund te ndodhe. Ne planin financiar duhet te bëni një riorganizim tërësor te situatës. Vetëm kështu do ia dilni mbanë.